Arbëri

Ahmeti: Pengesat prej Qeverisë nuk na ndalin në realizimin e projekteve


Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, vazhdon të ankohet për pengesat që po i bëhen nga niveli qendror, sidomos në, siç ka thënë, zhvillimin e 5 projekteve të mëdha kapitale që i kishin prezantuar në konferencën e investitorëve.

Kështu është shprehur Ahmeti në emisionin “Ekonomia me Erëzën” në KTV, duke theksuar faktin se janë në prag të realizimit të këtyre projekteve dhe se pengesat nuk do t’i ndalin në finalizimin e tyre.

“Jam lodh prej bllokadave që po na bëhen nga niveli qendror. Na përgatisim projektin e fizibilitetit dhe kur shkojmë aty në komitet një ministër thotë ‘A ke pyet Universitetin për tokën e komunës?! Po nuk na ndalin, se kjo është toka jonë dhe ne jemi gati t’i realizojmë”, u shpreh Ahmeti transmeton koha.net.

16 nëntori ishte dita kur komuna e Prishtinë mbajti konferencën e investitorëve duke prezantuar 5 projekte të mëdha kapitale.

Projektet që u prezantuan në këtë konferencë ishin Pishina Olimpike prapa Pallatit të Rinisë; Parkingu nëntokësor tek Fakulteti Filologjik; Çarshia e Vjetër në qendër të Prishtinës; Kompleksi banesor dhe afarist në rrugën B; si dhe Stacioni Qendror i autobusëve.