Thyhet xhami i një autobusi të Trafikut Urban në Prishtinë

Thyhet xhami i një autobusi të Trafikut Urban në Prishtinë

03 nëntor 2017 11:18

Xhami i një autobusi të Trafikut Urban është thyer sot në Prishtinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

Kryetari i Prishtinës nuk sqaron se ku ka ndodhur thyerja e xhamit, por së fundmi kompanitë private të linjës 3B janë duke e kundërshtuar vendimin e Komunës që autobusët e rinj të punojnë në këtë linjë.

Në Facebook ai ka thënë se përveç autobusit që është thyer sot vazhdimisht ka pasur dëmtime të semaforëve.

Ky është postimi i plotë pa asnjë ndërhyrje:

Sot, na e thyen edhe një autobus.

Vetëm ne muajin e fundit janë thy semaforat me çekan (për me bo tollovi), jane dëmtuar shtepia për të moshuarit dhe parku Bllok Pas Blloku (per tu mos u promovuar), janë këputur kabllot e ndriçimit (për me bo propagandë), i kanë lënë kontejnerët pa pastru e janë lëshu kamionat e mbeturinave në ora 16:00 (me bo tollovi) dhe kanë shpif te grupe të ndryshme.

Kot e kanë. Prishtina do të ec përpara. Sabotimet kanë përfundu me 22 tetor me rezultatet për asamble. Në Prishtinë nuk ka vend për krim.

Ka vend për parqe, salla të sportit, çerdhe, e spital, salle koncertale e zhvillim. Ka vend për bashkëpunim. Katër vitet e ardhshme do ta ndërtojmë edhe më tutje këtë frymë të përparimit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Njani03/11/2017 13:39

O racë e arinjëve çfarë faji ka busipublic?

Shto koment

Të ngjashme