Prishtina shpërfill bllokimin, dërgon autobusë shtesë për në Bardhosh

Prishtina shpërfill bllokimin, dërgon autobusë shtesë për në Bardhosh

03 nëntor 2017 09:15

Prishtinë, 3 nëntor – Situata me bllokimin e autobusëve të linjës 3 B të “Trafikut urban”, të cilët Komuna e Prishtinës i lëshoi në qarkullim të mërkurën për në linjën deri në Bardhosh, nuk është zgjidhur as të enjten.

Dy kompanitë e operatorëve privat” “Bleri” dhe “Ardhmëria” kanë vazhduar të mbanin të bllokuar tre autobusët e lëshuar në qarkullim të “Trafikut urban”, edhe gjatë tërë ditës së enjte.

Ndërkohë që autobusë të tjerë të linjave 3, të cilët stacionin e fundit e kanë pasur në “Kodrën e trimave”, kanë qarkulluar të enjten edhe nëpër Bardhosh.

Qytetarët kanë thënë se e kanë të paqartë se çfarë po ndodhë, pasi që të mërkurën kanë qenë 3 autobusë të verdhë në qarkullim, e të cilët u bllokuan nga operatorët privatë, kurse të enjten ka edhe disa autobusë të tjerë në qarkullim, e të cilët deri tashti stacionin e fundit e kanë pasur në lagjen “Kodra e trimave”, por se tashti po vazhdojnë qarkullimin deri në Bardhosh.

Për sqarimit e dilemave të këtilla zyrtarët e Komunës së Prishtinës, nuk i janë përgjigjur kërkesës së “Kohës ditore”, duke zgjedhur heshtjen (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme