LDK: Ahmeti aktivizoi 3-shin me autobusë të linjave 1 dhe 4

LDK: Ahmeti aktivizoi 3-shin me autobusë të linjave 1 dhe 4

01 nëntor 2017 19:25

Jeta Rafuna, anëtare e LDK-së në Prishtinë dhe kandidate për asamble, ka deklaruar se kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mashtruar qytetarët sot lidhur me aktivizimin e disa autobusëve të rinj për linjën 3.

Sipas saj, sot në kryeqytet linjën 3 e kanë mbuluar autobusët që tashmë ishin në dy linjat tjera 1 dhe 4.

“Sot, disa votues të mij të shqetësuar për pritje të autobusëve në disa pika, kanë vërejtur që nuk është orari i rregullt i linjës 1 dhe linjës 4. Arsyeja e këtyre vonesave del të jetë që kryetari aktual sot ka aktivizuar linjën 3 , e autobusët e dy linjave (1 dhe 4) i ka shkrirë ose më mirë të themi që i ka shfrytëzuar për fushatë dhe sot ka dalë me deklaratë se gjoja kanë ardhur autobusa të rinj dhe kanë hyrë në qarkullim në linjën 3”, ka shkruar ajo në Facebook.

Rafuna ka shtuar më tej se kjo po bëhet vetëm për fushatë nga Ahmeti për të siguruar vota në Bardhosh dhe Vranjevc.

“Këta autobusa nuk janë të rinj, janë të kontigjentit të muajit Shkurt, 3 autobusë janë marrë nga linja 1 dhe 2 nga linja 4, që kanë hyrë në funksion për banorët e Bardhoshit dhe Vranjefcit të cilët kanë qenë të anashkaluar për shumë vite dhe për këtë aryse për pak ditë këtë shërbim u’a ka ofruar kryetari aktual në shkuarje. Arsyeja është që atje votat nuk i kanë dalë kryetarit dhe disi duhet t’i mashtrojë këta qytetarë. Kulmi është që këto linja janë lëshuar jashtë Rregullores së Transportit Publik të Prishtinës. Pra, kjo është qeverisja e Shpendit të cilës i ka ardhur fundi”, ka shkruar më tej ajo.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme