Paralajmërohet vazhdimi i bllokadës së autobusëve të rinj në linjën 3b

01 nëntor 2017 22:30

Autobusët e rinj të Komunës së Prishtinës, nuk u lejuan të nisin punën nga pronarët e 2 kompanive private që kishin operuar në linjën 3b tash e 14 vjet, raporton KTV.

Sipas tyre, askush nga komuna nuk i ka njoftuar se autobusët e rinj komunalë do të vihen në funksion, andaj e shohin të rrezikuar punën e tyre.

Megjithëse nuk lejuan autobusët komunalë të fillojnë qarkullimin, nuk operuan as vetë në këtë linjë.

Disa nga udhëtarët e linjës 3B, janë shprehur se nuk kanë kërkuar t’ua ndërrojnë autobusët e 2 kompanive private pasi janë shumë të rregullt dhe punojnë ndershëm. Madje thonë se kryetari Shpend Ahmeti i solli autobusët e rinj vetëm sa për të bërë fushatë.

Pronarët e 2 kompanive private “Ardhmëria” dhe “Bleri”, thonë se bllokada do të vazhdojë njësoj derisa të marrin një përgjigje prej zyrtarëve komunalë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme