Operatorët privatë bllokojnë autobusët e Trafikut Urban të kryeqytetit

Operatorët privatë bllokojnë autobusët e Trafikut Urban të kryeqytetit

01 nëntor 2017 15:25

Dy operatorët privatë të autobusëve - Bleri dhe Ardhmëria, kanë penguar qarkullimin e autobusëve të linjës 3 të Trafikut Urban të kryeqytetit, që janë lëshuar sot deri në Bardhosh të Prishtinës

Pengesa është shkaktuar në pikën nisëse të Bardhoshit.

Nga sot nga ora 06:10 në mëngjes e deri në ora 22:00 në mbrëmje, autobusë të rinj të Trafikut Urban do të operojnë në linjën 3, njoftoi Komuna e Prishtinës.

Këta autobusë, përveç që shkojnë në Kodrën e Trimave, do të vazhdojnë deri në Bardhosh, dhe në secilin stacion të kësaj pjese do të jenë çdo 10 minuta.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme