Arbëri

Autobusët e rinj nisin punën edhe në linjën 3 në Prishtinë

Autobusët e rinj të Trafikut Urban kanë filluar punën edhe në linjën tre në kryeqytet.

Komuna e Prishtinës në bazë të kërkesave të qytetarëve, ka vendosur për operimin e linjës 3 edhe në këtë zonë. Autobusët do të operojnë nga ora 06:10 e mëngjesit deri në 22:00 në mbrëmje.

“Këta autobusë, përveç që shkojnë në Kodrën e Trimave, do të vazhdojnë deri në Bardhosh, dhe në secilin stacion të kësaj pjese do të jenë çdo 10 minuta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.