Prishtina hyn në fazën e ndotjes enorme të ajrit Foto: Koha / ilustrim

Prishtina hyn në fazën e ndotjes enorme të ajrit

31 tetor 2017 09:30

Prishtinës i është rikthyer sinjali i kuq, që tregon se qyteti ka hyrë në fazën e ajrit të ndotur. Ndërkohë që asnjë mësim nuk është nxjerrë nga viti i kaluar në aspektin e mbrojtjes së tij nga ndotësit, kur parametrat tregonin për ndotje enorme ajri.

Kështu deklarojnë njohës të çështjeve të ambientit, të cilët thonë se nuk është bërë asgjë për përmirësimit e gjendjes me ndotësit permanent të ajrit në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Zeqir Veselaj, profesor në Universitetin e Prishtinës i çështjeve të ambientit ka thënë se ndotja nga lëndët ngrohëse është periodike, kurse ndotja e përhershme nga energjetika dhe transporti janë të shtresuara dhe atyre gjatë dimrit dhe motit të ftohtë vetëm u mbivendoset ndotja nga djegia e lëndëve djegëse, siç janë qymyri, druri, mazuti etj.

Miranda Mullafazlia, zëdhënëse e Komunës së Prishtinës ka thënë se Komuna ka vendosur matësit (sensoret) për ndotjen e ajrit, e cila gjë ka filluar të bëhet në 6 pika në lagjet kyç të kryeqytetit.

Ajo më pas ka theksuar se pos kësaj, ky projekt ka për qëllim edhe marrjen e masave adekuate nga institucionet qeveritare, si edhe të Komunës, për zvogëlimin e ndotjes se ajrit dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës së qytetarëve të Prishtinës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme