Ahmeti fton Mustafën në debat një me një

Ahmeti fton Mustafën në debat një me një

30 tetor 2017 13:19

Mbrëmë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti, krahasoi asamblistët e LDK-së me ata të Vetëvendosjes, e ka thënë se është garë e së kaluarës me të ardhmen.

LEXO EDHE:  Ahmeti bën krahasime mes asamblistëve të VV-së e LDK-së, reagon Dumoshi

Pas kësaj, pati reagime nëpër rrjetet sociale, për të cilat Ahmeti përsëri u kthye me një reagim.

“Pas postimit tim mbrëmë për më të votuarit e listës së LDK, Agim Gashin, Halim Halimin, Shefki Gashin e djalin e Feim Salihut, qenkan çu me sulme secili prej tyre, me në krye Isa Mustafën, e që në fakt veçse e dëshmon atë që e kam thënë mbrëmë, që kjo garë është e kaluara vs. e ardhmja”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Sot kreu i LDK-së Isa Mustafa, po ashtu përmes Facebookut, ka sulmuar Ahmetin duke i thënë se gjatë mandatit të tij, ai është marrë vetëm me Audinë Q7, dhe me 70 dosjet për të cilat tha se nuk ishin në përgjegjësi të tij.

LEXO EDHE: Mustafa: Një mandat i Ahmetit me një Audi Q7 dhe 70 dosje

Por pas kësaj, Ameti, i cili thotë se në pamundësi të Abrashit të dalë në debate me të, fton Isa Mustafën.

“Z. Mustafa, dosjet nuk janë më shtatëdhjetë. Edhe me dasht me i hjek dosjet, nuk mundemi me saju ndërtesat që janë në ato dosje, pa leje, me vendime për rrënime, e që qëndrojnë në Prishtinë. Në fakt nuk mundem me i saju 46000 ndërtimet pa leje tuajat, te Shefkiut e Agimit. Nuk muj me i saju tjetërsimet e pronave, e nuk mundem me i saju dallaveret në tenderë. Kësaj do të ja shtoj edhe paditë personale për shpifje që po i bën për çdo ditë por tash prej llogarisë tuaj të facebookut e jo përmes portaleve të paguara me pare të qeverisë. Por për të gjitha këto, meqenëse Abrashi ka probleme shëndetësore me dhëmbë dhe nuk po del në debate, po ju ftoj në debat një me një, ku flasim për secilen prej atyre dosjeve, për kompanitë e ndryshme që na i lat objektet me probleme ende pa u përfundu, për Ligjin për Prishtinën e për Pallatin e Rinisë e plotë tema tjera. Merrne edhe Agimin, Halimin e Shefkiun. Se ashtu ashtu ju jeni qata që po doni me u kthy. E kaluara juaj nuk bën të kthehet asnjëherë në Prishtinë, kjo është e qartë tash”, përfundoi Ahmeti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

prishtinalia31/10/2017 09:55

ja ka ni eren humbjes

Shto koment

Të ngjashme