Kurrikula e re, sfidë për të tria nivelet e shkollave të Prishtinës Foto: Koha

Kurrikula e re, sfidë për të tria nivelet e shkollave të Prishtinës

30 tetor 2017 09:00

Zbatimi i kurrikulës së re në arsimin parauniversitar paraqet një sfidë të madhe për shumë nga shkollat e Komunës së Prishtinës, sidomos në shkollat e qytetit të të tria niveleve, të cilat zakonisht janë të mbingarkuara me numër të madh të nxënësve në klasa.

Ky konstatim ka dalë nga Plani Zhvillimor i Arsimit për Komunën e Prishtinës 2018-2020, i cili së fundmi ka marrë formën zyrtare nga Kuvendi Komunal, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në këtë dokument, një kopje të të cilit e ka “Koha ditore”, thuhet se zbatimi i deritashëm i kurrikulës së re, qoftë në shkollat ku ajo është pilotuar, apo edhe në ato ku kanë nisur përgatitjet për shtrirje të zbatimit të saj, është përcjellë me vështirësi dhe lëshime të shumta që kanë ndikuar të krijohet një dozë mosbesimi ndër faktorët të cilët duhet të zbatojnë kurrikulën në shkolla.

Zbatimi i kurrikulës paraqitet një sfidë e vërtetë, sidomos në shkollat e qytetit të të tria niveleve të cilat zakonisht janë të mbingarkuara me numër të madh të nxënësve në klasë, thuhet në këtë dokument... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme