Mësimi tërëditor është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë

Mësimi tërëditor është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do të vazhdojë

26 tetor 2017 08:12

Në Prishtinë është ndërprerë mësimi tërëditor nëpër të gjitha shkollat ku është zbatuar ky pilot-projekt.

Pilotimi i mësimit tërëditor është ndërprerë dhe nuk do të vazhdojë derisa ekspertët e arsimit të angazhuar nga Komuna e Prishtinës të mos e përfundojnë një analizë të gjithë këtij procesi, nga e cila pastaj do të dalë përgjigjja nëse ky projektpilot do të vazhdojë ose jo. Këtë e kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” drejtues të shkollave, zyrtarë të Komunës, por edhe përfaqësues të shoqërisë civile që merren me këto çështje.

Gjylije Bala, drejtoreshë e shkollës “Faik Konica”, në të cilën në dy vitet e fundit është pilotuar mësimi tërëditor, ka thënë për gazetën se që nga fillimi i këtij viti shkollor nuk është duke u mbajtur mësimi tërëditor, i cili edhe ashtu, sipas saj, më tepër ka qenë improvizues sesa që ka qenë mësim tërëditor në kuptimin e plotë të tij.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme