Arbëri

Në Prishtinë u inaugurua Parku i Miqësisë Kosovë -Turqi

Është inauguruar sot këndi i lodrave në Parkun e Qytetit në Prishtinë, i cili është financuar nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Në përurim morën pjesë kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ambasadorja e Turqisë Kivilcim Kiliç si dhe koordinatori i TIKA-së, Hasan Burak Ceran.

Me këtë rast kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se për herë të parë ky park do të ketë lodra edhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë falënderoi Ambasadën e Turqisë për këtë projekt.

Ndërsa, ambasadorja e Turqisë, tha se ky park është shumë i bukur, por edhe emri i tij është po ashtu i bukur, pasi që emri i këtij parku do të jetë Parku i Miqësisë Kosovë -Turqi.