10 persona me aftësi të kufizuara sistemohen në drejtoritë e Komunës së Prishtinës

10 persona me aftësi të kufizuara sistemohen në drejtoritë e Komunës së Prishtinës

17 tetor 2017 12:18

Me rastin e hapjes së fushatës ndërkombëtare “Tetori – muaji i mundësive të barabarta profesionale për personat me aftësi të kufizuara”, me qëllim të zbatimit të Ligjit Nr. 03/L-019 dhe Udhëzimit administrativ Nr. 03/2010 për Procedurat e aplikimit për njohjen e të drejtave në aftësim, riaftësim dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara, sot, më 17 tetor në Komunën e Prishtinës u ftuan 10 persona me aftësi të kufizuara, që të jenë pjesë e stafit komunal për dy ditë radhazi.

Këta persona në bashkëpunim me Drejtorinë e Administratës do të sistemohen në drejtori të ndryshme brenda Komunës së Prishtinës, ku pastaj do të vazhdojnë punën.

​K​y aktivitet i Njësisë për të Drejtat e Njeriut bëhet me qëllim të ngritjes së vetëdijes se edhe ​personat me aftësi të kufizuara​ mund të japin kontributin e vet si dhe të integrohen në institucionet qeveritare ashtu edhe ​në ​ato private.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme