Arbëri

“Termokosi” fillon sezonin e ri të ngrohjes

“Termokos” gjatë ditës së djeshme ka nisur të marrë sasitë e para të avullit nga KEK-u për prodhimin e energjisë ngrohëse dhe si rrjedhojë, tanimë konsumatorët kanë mundur të ndjejnë ngrohjen nëpër banesat e tyre.

Sipas Termokosit, paraprakisht departamentet përkatëse kanë përcjellë lëvizjen e temperaturave të ajrit dhe varësisht nga lëvizja e tyre do ta përshtatin edhe furnizimin me ngrohje.

“Në përpjekje të vazhdueshme për të qenë sa më të suksesshëm në përmbushjen e misionit tonë, për të modernizuar shërbimet tona, ju bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë atyre konsumatorëve, që nuk kanë kryer obligimet, që kanë ndaj “Termokos”-it, të shlyejnë borxhet e mbetura në mënyrë që të kenë ngrohje gjatë gjithë sezonit ngrohës”, thuhet në një komunikatë të Termokos-it.