Nga 18-20 tetor  në Prishtinë mbahet panairi  AGROKOS

Nga 18-20 tetor në Prishtinë mbahet panairi AGROKOS

12 tetor 2017 11:49

Për herën e 17-të në Prishtinë mbahet panairi ndërkombëtar AGROKOS - agrobiznesit, ushqimit dhe pijeve në Ballkanin Perëndimore.

‘AGROKOS 2017’ organizohet nga datat 18 – 20 tetor 2017, në Pallatin e Rinisë. Siç bëjnë me dije organizatorët, këtë vit ky panair sjell risi të shumta si:

· Për herë të parë këtë vit kemi Pavijonin Holandez të organizuar nga Qeveria Holandeze dhe zyra për bashkëpunim dhe tregti pranë Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë,

· Pavijoni nga Bosnja së bashku me shumë kompani,

· Pjesëmarrje e lartë nga Shqipëria,

· Mbështetja e KIESA për prodhues vendorë,

· Kompani tjera individuale nga vendet e rajonit,

· Seminare të dedikuara për fermerë.

‘AGROKOS’ sjell traditën 17 vjeçare të pikëtakimit mes bizneseve të shumta të cilat synojnë zgjerimin e tregut në Ballkan, por edhe më gjerë. I organizuar me standarde të larta nga kompania CEO e certifikuar ndërkombëtarisht nga Asociacioni Ndërkombëtar i Panaireve me seli në Francë - UFI, panairi është specializuar tashmë në trajtimin individual të ekspozuesve, bashkëpunëtorëve por edhe vizitorëve të saj.

Përveç takimeve B2B, edicioni i sivjetmë rezervon takime të jashtëzakonshme me top ekspertet ndërkombëtarë të industrisë së kësaj fushe ku mund të diskutoni dhe këshilloheni “face to face”.

Duke u bërë pjesë e AGROKOS-it bizneset e kësaj industrie mësojnë për trendët në fushën e agrobiznesit, mësojnë për risitë e konkurrencës së tyre dhe zgjerojnë rrjetin tyre të distribuimit në nivelin ndërkombëtar.

CEO në cilësinë e organizatorit ju uron suksese të gjithë ekspozuesve dhe vizitoreve duke shpresuar se gjatë këtyre ditëve, jo vetëm promovimi i veprimtarisë apo i produkteve dhe shërbimeve do të jenë në qendër të vëmendjes por do të gjejë hapësirë të mjaftueshme edhe përforcimi i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes subjekteve dhe institucioneve duke kontribuar në rritjen e vazhdueshme dhe qëndrueshme të këtij sektori.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme