Kryeshefi i shkarkuar i “Trafikut Urban” vazhdon të mbajë postin

Kryeshefi i shkarkuar i “Trafikut Urban” vazhdon të mbajë postin

16 shkurt 2017 10:35

Kryeshefi i ndërmarrjes publike komunale “Trafiku Urban”, Halil Mustafa, i cili është shkarkuar para dy ditësh nga Bordi i kësaj ndërmarrjeje, ka vazhduar të dalë në punë, i papenguar nga askush, shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” Erzen Vraniqi, zyrtar për media në Komunën e Prishtinës, duke thënë se Mustafa ka vazhduar punën njësoj sikurse para marrjes së vendimit për shkarkimin e tij.

Ai ka theksuar se Mustafa duhet të vazhdojë punën rreth implementimit të transportit publik në Prishtinë.

“’Trafiku Urban’ do të punojë me të njëjtin kryeshef ekzekutiv, pra Halil Mustafën. Kjo ndërmarrje është në vlugun e punës, sepse është boshti i reformës së transportit publik në Prishtinë”, ka thënë Vraniqi. 
(Teksti i plotë sot në Koha Ditore)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme