KOSTT-i nuk kryen punimet e planifikuara, rryma nuk lëshohet as pas një ore Foto: Koha / Ilustrim

KOSTT-i nuk kryen punimet e planifikuara, rryma nuk lëshohet as pas një ore

08 tetor 2017 14:00

Qendra e Prishtinës vazhdon të mos ketë rrymë, përkundër që ishte paralajmëruar se ajo do të lëshohej në ora 13:00.

KEDS-i ka ndërprerë rrymën me urdhër të KOSTT-it nga ora 10:00, ndërsa është paralajmëruar se do të lëshohej në ora 13:00, gjë që nuk ka ndodhur, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media ishte konfirmuar se gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin rrugët: Ibrahim Banushi, Elena Gjika, Shtëpia e Pleqëve, Ilaz Agushi, Blloku i parë i banesave, Gjimnazi, Shkolla Teknike, Kasollat, rr.Haxhi Zeka, rr.Çamëria, rr.Nazim Gafurri, rr.Antigona Fazliu, Enti Statistikor, Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr.Shaip Kamberi, rr.Robert Gajdiku, rr. 4 Llullat, pjesa afër Ilirisë, rr. Gustav Majer, Hotel Ilira, Diletacioni, rr. Sylejman Vokshi, Tuak Bashçja, Vreshtat, Kasollat, Kolovica e Re, Kolovica e Vjetër, Xh.Ibishi, Tophanja, pjesa afër Tjegullores dhe rr.Vushtrrisë, rr.Laberia, rr.Ilirida, , gjimnazi "Gjin Gazulli", Sofalia, Villa Germia, Pishina Gërmia, AUK, Taslixhe, Blloku Banesave, Muzeu, rr. A.Rrustemi, Varret e Jahudive, Rezervoarët, Matiçani dhe Zllatari, Velania, Rezervoari, rr.Norbert Jokl, Parlamenti i Kosovës, një pjesë e rruga B dhe një pjesë e Matit 1.

Zëdhënësja e KOSTT-it, Zana Bajrami për Koha.net ka thënë se punimet nuk kanë arritur të përfundojnë ashtu siç ishte planifikuar, por janë në fazën finale, dhe ka thënë se rryma do të rikthehet rreth orës 14:00.

“Punimet ende nuk kanë përfunduar, por është në fazën finale. Rryma do të rikthehet rreth orës 14:00”, ka thënë Bajrami.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme