Haradinaj i tregon Bashkësisë Islame për Ligjin për Prishtinën

Haradinaj i tregon Bashkësisë Islame për Ligjin për Prishtinën

07 tetor 2017 12:29

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës, të cilët i njoftoi me nismat që ka ndërmarrë qeveria për një dinamikë të re, e në veçanti për miratimin e Ligjit për Prishtinën dhe procedimin e tij në Kuvend.

“Ligji për Kryeqytetin, si seli e shtetit, është para së gjithash akt shtetëror dhe adresa e parë e Republikës së Kosovës, pra element i shtetësisë. Me këtë ligj Prishtina merr obligime shtesë, porse ajo edhe përfiton grante qeveritare shtesë që ndikojnë në ngritjen e cilësisë së jetës së prishtinasve”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, prijësit e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit, Burhanudin Hashani, kryeimam dhe Bahri Sejdiu, Idriz Xhigolli, Bahri Rexha, anëtarë, uruan Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër, duke u zotuar se do të jenë së bashku në këtë rrugëtim.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme