Prishtinën e zë në befasi shiu

Prishtinën e zë në befasi shiu

06 tetor 2017 16:47

Hyrjet në kryeqytet janë bllokuar tërësisht e madje janë krijuar edhe kolona të gjata, e kjo si pasojë e shiut të rënë gjatë pasdites së sotme.

Thuajse çdo ditë në Prishtinë, rreth orës 16:00 komunikacioni është i bllokuar, por shiu që ka rënë e ka bërë thuajse të pamundur qarkullimin, raporton Koha.net.

Koha.net ka siguruar disa fotografi në pjesë të ndryshme të Prishtinës, ku mund të shihet qartë komunikacioni i stër-ngarkuar, ndërkaq shumë qytetarë edhe janë ankuar për këtë bllokim të rrugëve.

Koha.net ka tentuar të kontaktojë me zëdhënës policie, për të mësuar nëse ka njësi policore që kanë dalë nëpër pika të ndryshme për ta mundësuar qarkullimin e veturave, por se qasja ka qenë e pamundur.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme