Festivali i Kafes në kryeqytet vazhdon edhe sot

Festivali i Kafes në kryeqytet vazhdon edhe sot

28 shtator 2017 11:45

Festivali i Kafes dhe i Çajit, po vazhdon edhe sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë. Ky festival, i cili mbahet për herë të tretë në kryeqytet, u hap dje nga ora 10:00 dhe vazhdoi deri në orën 23:00. Sipas organizatorëve, edicioni i tretë i Festivalit të Kafes dhe Çajit sjell një frymë të re tek qytetarët, pasi që vetë karakteri i këtij festivali është argëtues, informues dhe promovues. Çdo gjë që po shërbehet gjatë festivalit është falas apo me çmime promovuese.

Në këtë edicion është prezentë një numër më i madh i pjesëmarrësve, krahasuar me vitin e kaluar, përfshirë prezencën e afër 25 brendeve të njohura të kafes dhe çajit. Gjithashtu, për qëllime humane, organizatorët e festivalit aktualisht janë në konsultim me partnerë, që të arrihet një marrëveshje për grumbullimin e një fondi i cili do të dedikohet për personat në nevojë.

Festivali, i paralajmëruar që të jetë i hapur dy ditë, sonte mbyllet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme