Arbëri

Nesër në Prishtinë hapet Festivali i Kafes dhe Çajit

Nesër në Prishtinë bëhet hapja zyrtare e Festivalit të Kafes dhe Çajit, edicioni i tretë.

Hapja zyrtare, siç bëjnë të ditur organizatorët përmes një njoftimi për media, do të bëhet nesër në orën 10:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa do të zgjasë dy ditë rresht, më 28 dhe 29 shtator, transmeton Koha.net.

Në festival do të ekspozohen lloje të ndryshme të kafes dhe çajit, do të performojnë DJ të njohur vendorë, do të ketë maskota me karaktere të ndryshme, të cilat do të përkujdesen për argëtimin e vizitorëve, ndërsa nuk do të mungojnë as dhuratat.

Image