Komuna e Prishtinës: Rrezik nga qentë endacakë

Komuna e Prishtinës: Rrezik nga qentë endacakë

26 shtator 2017 20:11

Përmes një kumtese, komuna e Prishtinës, ka shfaqur alarmin e vet për rrezikun nga qentë në kryeqytete, transmeton Koha.net.

Situata me qentë endacakë ka arritur nivelin alarmant, thotë kumtesa e cila përkujton se para dy vjetësh kryetari Shpend Ahmeti i ka dërguar letra qeverisë dhe presidencës për ta ngritur çështjen në nivel nacional të sigurisë, për të cilën ende nuk ka marrë përgjigje.

Komunat nuk i kanë as mundësitë e as instrumentet të ballafaqohen vetë me këtë dukuri, thotë kumtesa duke shtuar se “ ne nuk mundemi as ta ndryshojmë legjislacionin e as ta zgjedhim problemin vetëm brenda kufijve tonë. Përkundër faktit që ndajmë mjete për çdo vit, qe dy herë nuk aplikon askush në shpalljen e prokurimit. AVUK është përgjegjës për vendime”.

Kumtesa vazhdon se në komunë jemi jo vetëm të gatshëm të ndihmojmë por edhe të kontribuojmë financiarisht në zgjidhjen e problemit por nuk mundemi vetë. I bëjmë apel edhe kryeministrit Haradinaj që qeveria ta ngrit gjendjen e gatishmërisë sepse nuk ka çështje më të rëndësishme për qytetarin. Duhet dhe mund të mobilizohen AVUK, Universiteti i Prishtinës, FSK, organizatat për mbrojtjen e kafshëve, komunat edhe secili komunitet.

Ne, sot kemi vendosur të shpallim gjendjen e jashtëzakonshme në Komunën tonë, që të mund të marrim vendime të shpejta të kontraktimit në përputhje me ligjin, por druajmë se nuk mjafton, përfundon kumtesa .

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Albrex27/09/2017 14:59

Mjafton te vizitohet bregu i diellit II te banesat e bardha per ta kuptuar rrezikun nga qenet. Femijet ne shkolle po refuzojne te shkojn pa percjellje. A duhet me ndodh dicka e pastaj te mirren masa????Tatimin po ja paguajm nivelit lokal dhe qendror, prandaj per ne si banor nuk eshte me rendesi kush ofron zgjidhje. Me rendesi eshte qe largohen qenet nga rruga.

Shto koment

Të ngjashme