Mbeturina inerte në Kampusin e UP-së Foto: Koha

Mbeturina inerte në Kampusin e UP-së

25 shtator 2017 11:09

Një grumbull mbeturinash inerte janë parë mëngjesin e sotëm në hapësirën e Kampusit të Universitetit të Prishtinës.

Në mes të gjelbërimit në këtë hapësirë, përballë Bibliotekës Kombëtare, në fotografitë e siguruara nga Koha.net, shihet edhe grumbulli i mbeturinave inerte, të cilat nuk dihet nga kush janë derdhur.

Mbeturinat inerte janë të dëmshme për arsye se nuk pësojnë ndryshime fizike në vendin ku deponohen, megjithatë, deri tani askush nuk ka dalë për t’i larguar ato nga kjo hapësirë.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme