Premtimi i Ahmetit për ngrohje në “Mati 1” e “Kalabri” mbeti vetëm premtim

24 shtator 2017 20:21

Banorët e lagjeve “Mati 1” e “Kalabria” në kryeqytet duhet që edhe këtë vit të gjejnë zgjidhje për t’u ngrohur gjatë dimrit, pasi projekti për zgjerimin e rrjetit të “Termokosit”, i paraparë të bëhet këtë verë, është shtyrë.

Në Termokos nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me këtë por kanë njoftuar se Komisioni Evropian, i cili financon këtë projekt, po zhvillon procedurat tenderuese për këtë projekt, raporton KTV.

Në Komunën e Prishtinës thonë se fillimi i zgjerimit të rrjetit varet nga donatori.

Qytetarët e këtyre dy lagjeve thonë se kjo do t’u kushtoj atyre – pasi përsëri duhet të ngrohen me energji elektrike.

Zgjerimi i rrjetit të ngrohjes është faza e tretë e Projektit të Kogjenerimit dhe ishte planifikuar të bëhej këtë verë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme