Arbëri

Ndërmarrjet publike të kryeqytetit në shërbim të partive, jo të qytetarëve

Prishtinë, 20 shtator – Ndërmarrjet publike më shumë janë të njohura për punësimin dhe rehatimin e militantëve partiakë e të afërmve të tyre, sesa për shërbimet që ato duhet të ofrojnë për qytetarët, është thënë të martën në tryezën ku u diskutua mbi rezultatin e një hulumtimi nga organizata “Developing Together”(DT).

Driton Tafallari, drejtues i kësaj OJQ-je, ka thënë se ky hulumtim është përqendruar vetëm në shtatë ndërmarrjet publike komunale të Prishtinës, dhe se në to ka shumë gjëra që duhen ndryshuar, në mënyrë që të rritet efikasiteti i shërbimeve të tyre për qytetarët.

Besa Luzha, nga fondacioni “Friedrich Ebert Stiftung”, e cila edhe e ka financuar projektin e hulumtimit të NP-së, ka thënë se qëllimi i themelimit të këtyre ndërmarrjeve është ofrimi i shërbimeve sa më të mira për qytetarët, dhe nuk bën të shikohen si burime për punësimin e militantëve partiakë.

Dren Kukaj, drejtor i Pronës në Komunën e Prishtinës, ka thënë se këto ndërmarrje kanë shumë probleme. Sipas tij, ndërmarrjet publike të Prishtinës qëllimisht janë detyruar që të dështojnë (më shumë, sot në “Kohën Ditore”).