Vazhdojnë punimet në aksin te Veterniku

Vazhdojnë punimet në aksin te Veterniku

19 shtator 2017 17:00

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj inspektoi sot zhvillimin e punimeve të zgjerimit të rrugës në hyrje të Prishtinës, përkatësisht në lagjen Veternik, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

“Ky aks rrugor ka katër shirita, ka gjatësi prej 1.5 kilometrash, ndërsa i tërë buxheti I dy akseve rrugore është afërsisht tre milionë euro. Punët të cilat duhet të kryen me saktësi janë njëri aks në të cilin jemi ne tani dhe që duhet të kryhet brenda 125 ditëve, ndërsa aksi tjetër në anën e kundërt duhet të përfundohet brenda 110 ditëve. Ne jemi zotuar që do ti mbështesim projektet me vija të parapara buxhetore dhe, sikurse që do të kërkojmë llogari nga operatorët ekonomik, ashtu edhe do të japim llogari ndaj tyre” ka thënë ndër të tjera Lekaj me këtë rast.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme