Arbëri

VV synon ndryshimin e përmirësimin e mënyrës së jetesës përmes ndryshimit të qeverisjes lokale

Descriptive Text

“Ne duam ta ndryshojmë qytetin dhe qeverisjen lokale, sepse duam ta përmirësojmë mënyrën e jetës”.

Ky ishte fokusi i tryezës me temë “Rëndësia e pushtetit lokal” të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje!

Zyrtarë të VV-së thanë se qeverisjet lokale të kësaj partie, “e përbashkëta dhe të drejtat nuk mund të cenohen nga interesat private. Ndërkaq, rëndësia e komunikimit me komunitetin do të jetë e pazëvendësueshme”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, foli për rëndësinë e Komunës si garancë e plotësimit të të drejtave dhe nevojave qytetare.

Drejtuesi i Komitetit për Politika Financiare, Besnik Bislimi, foli për ndarjen buxhetore që duhet ta ketë parasysh qeverisja komunale.

Kurse kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, foli për ndryshimin që është bërë në Prishtinë. Ai tha se “pavarësisht punëve që janë kryer, suksesi më i madh është ndërtimi i një qytetari aktiv”.

Ahmeti shtoi se “Komuna është vija e parë e frontit e shtetit social”.

Pasi foli për problemet e trashëguara nga qeverisja e kaluar, Ahmeti ftoi “të bëhemi bashkë që të mos lejohet përsëritja e atyre gabimeve”.

Pjesëmarrësit e tjerë dhanë propozimet e tyre për sferat e ndryshme të qeverisjes të cilat janë kompetencë qeverisë e Komunës.