Hapet panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore

Hapet panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore

15 shtator 2017 15:57

Panairi i Artizanatit dhe Trashëgimisë Kulturore 2017, është hapur në sheshin “Nënë Tereza”, ku rreth 20 organizata dhe individë nga vendi dhe regjioni po ekspozojnë punimet e tyre unike artizanale të artit aplikativ të punuara në tekstil, dru, gurë, metale, transmeton Koha.net.

Gjithashtu kostume popullore, enë dheu , ushqime bujqësore, si dhe ushqime tradicionale vendore dhe nga regjioni janë në këtë panair.

Bedrie Shurdhani nga Gjilani sot ka prezantuar produktet saja të cilat janë punim dore. Ajo tha se po prezanton xhemperë, veshje për fëmijë, këmisha të pëlhurës dhe bizhuteri. Mirëpo, ajo tha se puna e tyre nuk është paguar dhe nuk paguhet asnjë herë.

Edhe Kimete Ferati nga Lipjani po prezanton veshje tradicionale që janë punim dore, e cila shprehet se nuk ka shitje dhe fitime të mëdha nga ky zanat.

Ndërsa, edhe Selvete Nura nga Mitrovica e cila është prodhuese e mjedrës po merr pjesë në panair për herë të parë në Prishtinë. Ajo mbetet e brengosur për çmimin e lirë të mjedrës.

Në këtë panair Nura po prezanton edhe reçelin e mjedrës për të cilin thotë se ka më shumë interesim dhe shitje me çmim më të lartë në panair.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme