Mbipesha - problemi më i theksuar i shkollarëve të kryeqytetit

Mbipesha - problemi më i theksuar i shkollarëve të kryeqytetit

15 shtator 2017 09:02

Çdo i katërti fëmijë që i është nënshtruar kontrollit sistematik shëndetësor në shkollat e Komunës së Prishtinës, nga klasat e para, të pesta dhe të nënta, ka rezultuar se vuan nga obeziteti (mbipesha), shkruan sot Koha Ditore.

E mbipesha ka rezultuar të jetë njëri ndër problemet shëndetësore shqetësuese, pasi po bëhet fjalë për një problem në rritje e sipër, kanë thënë të enjten zyrtarë të lartë të institucioneve shëndetësore në Komunën e Prishtinës , gjatë prezantimit të raportit të hartuar pas kontrolleve sistematike mjekësore nëpër shkollat e Komunës së Prishtinës, i cili është bërë në qershor të këtij viti.

Ndërsa ky është viti i katërt që Komuna e Prishtinës organizon kontrolle sistematike shëndetësore për nxënësit e tri shkallëve të arsimit fillor.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme