Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë ende në grevë për pagat

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë ende në grevë për pagat

14 shtator 2017 15:23

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës njofton se sot kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka pasur një takim me përfaqësuesit e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Asim Vokshi ”, “ Gjergj Fishta”, “ Dardania ”, “ Ismail Qemaili”, “ Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të cilët janë duke bërë grevë në lidhje me pagat.

“Të gjithë përfaqësuesit e shkollave përcollën mesazhet e punëtorëve se nuk lëvizin nga greva për derisa nuk realizohet pagesa e të ardhurave”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.

Në komunikatë theksohet se të gjithë drejtorët e shkollave po sillen mirë me grevistët dhe po tregojnë solidaritet, por një mbështetje e fuqishme po u vjen edhe nga punëtorët e arsimit, gjegjësisht mësimdhënësit.

“Kështu do të veprohet deri më 18 shtator, pas kësaj date, nëse nuk paguhen atëherë do të ndryshojë strategjia e grevës”, thuhet në komunikatë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme