Gjimnazi Matematikor i vërshuar nga uji

12 shtator 2017 22:30

Objekti 1.6 milion eurosh i gjimnazit matematikor, i ndërtuar para tre vjetësh, është vërshuar nga uji, raporton KTV.

Reshjet e shumta të shiut bënë që uji të depërtojë në katin e parë të këtij gjimnazi. Korridoret e shkollës dhe klasat ishin të mbushura me ujë.

Drejtuesit e shkollës tregojnë që askush nuk u doli në ndihmë.

Ishin vetëm mirëmbajtësit e shkollës ata që të martën e larguan ujin.

Berisha ka bërë thirrje tek institucionet përgjegjëse që të mos e lënë anash këtë gjimnaz, pasi sipas tij, shumë me rëndësi për Kosovën.

Në Komunën e Prishtinës kanë thënë se ekipet emergjente kanë dalë për të intervenuar jo vetëm në këtë objekt, por edhe atje ku ka pasur thirrje nga qytetarët për intervenim.

Ky gjimnaz është themeluar nga Ministria e Arsimit, me qëllimin të grumbullojë nxënësit me prirje në matematikë.

Por zyrtarë të saj, gjatë ditës, nuk kanë qenë të qasshëm të japin një qëndrim lidhur me këtë objekt.

Ndërkohë, nga shiu dhe erërat që mbizotëruan të hënën mbrëma, u dëmtua edhe çatia e ndërtesës së re të Komunës së Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme