Arbëri

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë sot futen në grevë

Descriptive Text

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nga sot do të futen në grevë, meqë pagat e tyre nuk janë paguar më shumë se një javë.

Ky vendim u mor pas një takimi që Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka zhvilluar me kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave “Dardania”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Gjergj Fishta” dhe “Pjeter Pogdani”, transmeton kp.

Të njëjtit ditë më parë kanë protestuar për vonesën e pagave, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ishte zotuar se do ta zgjidhë problemin e këtyre punonjësve teknikë.