Arbëri

Era e fortë në Prishtinë rrëzoi një lis që ra mbi një veturë

Erërat e forta të shoqërua me shi, që në mbrëmjen e sotme e përfshinë Prishtinën, përveç shkatërrimit të kulmit të ndërtesës së Komunës së Prishtinës, nuk ka kaluar pa pasoja as në pjesët tjera të qytetit.

Një dru i rrëzuar ka rënë mbi një veturë “Mercedes” që ndodhej e parkuar të Stadiumi i Prishtinës, gjegjësisht pranë “Shtëpisë së Pavarësisë”, raporton kp.

Në momentin e rrëzimit të listit, në veturë nuk ndodhej askush, kështu që veç dëmeve materiale, ka kaluar pa pasoja në njerëz.

Image