Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për bizneset

Komuna e Prishtinës ka një paralajmërim për bizneset

11 shtator 2017 17:04

Drejtoria e Inspekcionit në Komunë e Prishtinës i ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që t’i kryejnë obligimet ndaj Komunës për shfrytëzimin e hapësirave publike, në të kundërtën, në ditët në vazhdim, do të fillojnë inspektimet në terren, dhe në secilin rast ku nuk është bërë pagesa e tarifave nga shfrytëzuesit, do të shqiptohen gjobat, si dhe do të bëhet konfiskimi i inventarit që gjendet në hapësirë publike.

Ky paralajmërim i komunës vjen pasi komisioni i caktuar nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka kohë që i ka mbledhur të dhënat e domosdoshme, si dhe i ka bërë matjet, kalkulimet-faturimet, për shfrytëzuesit e hapësirave publike, ku është vërejtur që secili nga shfrytëzuesit e hapësirës publike është i njoftuar me tarifën që duhet paguar sipas rregullores përkatëse komunale.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme