Rrëzohen skelet në një objekt në ndërtim në lagjen “Dragodan”

Rrëzohen skelet në një objekt në ndërtim në lagjen “Dragodan”

11 shtator 2017 16:59

Në një objekt në ndërtim, në lagjen “Dragodan” të Prishtinës, para pak çastesh janë rrëzuar skelet që ishin vënë në njërin prej mureve të objektit.

Për fat të mirë asnjë person nuk është lënduar nga ky aksident, megjithë rrezikun që ka pasur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes në adresë të KOHA-s i ka dërguar një dëshmitar i këtij rasti.

Disa herë është raportuar se numri i vdekjeve në vendin e punës në Kosovë është i lartë. Vetëm në vitin 2017 gjashtë punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.

Gjendja në sektorin e ndërtimit, sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, është e rëndë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

artan13/09/2017 15:41

era i ka rrxu kto, sjon rrxu vet!!

Shto koment

Të ngjashme