Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nesër në grevë

Punëtorët teknikë të disa shkollave në Prishtinë nesër në grevë

11 shtator 2017 14:16

Sindikata e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës ka njoftuar se sot ka pritur në zyrat e saj kryetarët e shoqatave sindikale të punëtorëve teknik të shkollave: “Dardania”, “Asim Vokshi”, “Ismail Qemaili”, “Gjergj Fishta”, “Pjeter Pogdani”.

Sipas njoftimit këta punëtorë nga nesër do të futen në grevë meqë pagat e tyre nuk janë paguar më shume se një javë.

Të njëjtit ditë më parë kanë protestuar për vonesën e pagave, ndërsa Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ishte zotuar se do ta zgjidhë problemin e këtyre punonjësve teknikë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme