Arbëri

Vërshim uji në rrugën “Isa Kastrati” të kryeqytetit

Në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, pak nën përmendoren e tij, ka shpërthyer një gyp i ujësjellësit.
 

Uji që po del me vrull nga puseta ka vërshuar gjysmën e rrugës dhe ai mezi po e gjen rrugën e vet për të humbur diku në fund të saj, raporton Koha.net.

Kalimtarët e mëngjesit duhet të mbanin shumë kujdes nga veturat që vinin me shpejtës, pasi shoferëve, me gjasë, u interesonte vetëm larja e gomave të makinave të tyre nëpër ujin që rridhte nëpër rrugë.