Punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës me protestë kërkojnë pagat e tyre

Punëtorët teknikë në shkollat e Prishtinës me protestë kërkojnë pagat e tyre

07 shtator 2017 12:58

Punëtorët teknikë në gjashtë shkollat e komunës së Prishtinës kanë protestuar të enjten, duke kërkuar që të marrin me kohë pagat, raporton KTV.

Ata kanë protestuar përreth një orë në vendet e tyre të punës, duke paralajmëruar që nëse deri të hënën nuk jepen pagat e tyre do të hyjnë në grevë.

Përfaqësuesi i punëtorëve në shkollën fillore “Dardania”, Miliam Sopi ka thënë se shkollat do të mbesin pa mirëmbajtje nëse nuk marrin pagat e tyre.

Protestë kanë mbajtur edhe punëtorët tjerë teknikë në shkollat fillore “ “Pjetër Bogdani”, “Gjergj Fishta” dhe “Asim Vokshi” .

Protestë është paralajmëruar edhe për ditën e premte.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme