Pastruesit e 6 shkollave kërcënojnë me grevë në kërkim të pagave

Pastruesit e 6 shkollave kërcënojnë me grevë në kërkim të pagave

07 shtator 2017 08:35

Së paku gjashtë shkolla të arsimit fillor të Prishtinës rrezikojnë të mbesin pa mirëmbajtje që nga java e ardhshme, pasi që punëtorët e tyre kanë paralajmëruar në grevë, shkaku i vonesës së pagave, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu ka bërë të ditur të enjten, kryesuesi i Sindikatës së Pavarur të sektorit privat të Kosovës, Jusuf Azemi, sipas të cilit përgjegjësia për vonesat e pagave të këtyre punëtorëve bie mbi Komunën e Prishtinës dhe jo kompania, e cila është punëdhënëse e këtyre punëtorëve.

Azemi ka thënë se janë 64 punëtorë teknikë të shkollave fillore të kryeqytetit, të cilëve Komuna nuk ua ka proceduar pagat që nga muaji maj, dhe tani situata e tyre financiare është e rënduar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”) Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme