Vonohen pagat e punëtorëve teknikë të Prishtinës, paralajmërohet grevë Foto: Koha / ilustrim

Vonohen pagat e punëtorëve teknikë të Prishtinës, paralajmërohet grevë

06 shtator 2017 15:22

Kryetarët e shoqatave të punëtorëve teknikë në shkollat e komunës së Prishtinës kanë paralajmëruar grevë dyditore për shkak të vonesës së pagave.

Ata një gjë të tillë e kanë bërë të ditur gjatë një takimi që kishin sot me Sindikatën e Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, transmeton KP.

Pas një diskutimi të shkurtër u mor vendim që punëtorët teknikë të shkollave të komunës së Prishtinës “Dardania”, “Pjetër Bogdani”, “Gjergj Fishta” dhe “Asim Vokshi” të enjten dhe të premten nga ora 10:00 deri 11:00 do të protestojnë në vendet e tyre të punës dhe nëse deri të hënën nuk jepen pagat e tyre, atëherë nga e marta, më 12 shtator, do të futen në grevë dhe nuk do të kryejnë asnjë punë derisa të mos paguhen për punën e tyre.

Komentet

Shaban D.07/09/2017 15:07

Nga koha kur filloi e ashtuquajtura ,,blerje konkuruese-prokurimi" gjithçka thuaja se u degradua si që është e ditur botërisht, me qëllim të zhvatjes së parasë publike. Një gjë është edhe më e tmerrshme se disa shërbime si çë është pastrimi, mbajtja e higjienës, u shitën me tender, kështu që punëtorët e punësuar në këtë veprimtari, por edhe sigurimi i objekteve kaloi tek të shtuquajtura ,, kompani private" të cilat në fillimin e tyre nuk kishin edhe një fshesë te vetme. Duke ditur se këta punëtorë nuk janë të mbrojtur nga askush, ndërsa ishin dikur pjesë e subjekteve të cilat ata i ,,shitën me tender" do duhej patur kujdes për sjelljen e të ashtuquajturve ,, punëdhënës të ri" të cilët përveq mos rritjes së pagave, ata ju shkurtojnë ato edhe më tepër duke ju mbetur gjithnjë borxh nga një pagë e më tepër, duke i detyruar që uniformat të i blejnë vet dhe duke mos u dhënë mjaftueshëm material për kryerjen e punëve. Këtë kategori duhet ,,qajtur" të gjithë ata që kanë zemër dhe ndjenja humane. Ka aq shumë për të komentuar, por kësaj radhe vetëm kaq, ndërsa në të ardhmen sindikata duhet shumë seriozisht të merret me çështjen e këtyre punëtorëve të lënë në pamëshirë.

Shto koment

Të ngjashme