Investimet infrastrukturore në Prishtinë dominojnë ndaj projekteve kapitale Foto: Koha

Investimet infrastrukturore në Prishtinë dominojnë ndaj projekteve kapitale

06 shtator 2017 08:52

Raportet e Komunës së Prishtinës nxjerrin në pah se projektet kapitale të qeverisjes gati 4-vjeçare të Vetëvendosjes në kryeqytet janë plateja mbi kurriz me vlerë 1.2 milionë euro, rinovimi i stadiumit të Prishtinës në vlerë 4 milionë euro dhe ndërtimi i kolektorit betonarme për largimin e ujit atmosferik dhe kanalizimi fekal në rrugën mbi lumin Mat në lagjen “Kalabria”, me kosto 1.6 milionë euro.

Për projektin e dytë ende nuk është bërë asnjë pagesë, ndërkaq i treti është projekt i bartur nga vitet paraprake, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Drejtoria e Investimeve Kapitale, gjatë këtij viti ka realizuar 103 kontrata dhe ka realizuar 98.55 për qind të buxhetit. Shuma e mjeteve të realizuara nga projektet e bartura në vitin 2016, është 3 milionë euro”, shkruan në Raport.

Në raportin “Prishtina po bëhet” thuhet se projektet e realizuara nga Drejtoria e Investimeve Kapitale janë: asfaltimi i rrugëve, trotuareve, rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, i ndriçimit publik, i ujësjellësit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme