Arbëri

Prishtina lanson sistemin elektronik për subvencione kulturore

Descriptive Text

Komuna e Prishtinës që nga sot subvencionet kulturore do të bëhen me anë të sistemin online. Lansimi i këtij projekti është përkarahur nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi ka thënë se ky projekt ka të bëjë me transparencën e plotë në subvencionimin e projekteve për kulturë në komunën e Prishtinës.

Ai po ashtu ka thënë se projekti i digjitalizimit do të zhvillohet edhe në disa Drejtori tjera në këtë komunë.

“Po vazhdojmë me një projekt i cili për herë të parë implemetohet në territorin e Republikës së Kosovës, është projekti i cili ka të bëjë me transparencën e plotë në subvencionimin e projekteve në drejtorinë e kulturës, ky lloj i transparencës së plotë në drejtorinë e kulturës është vazhdimësi e implementimit të projekteve të digjitalizimit në komunën e Prishtinës ...është hap i ri do me thënë në zhvillimin e këtyre digjitalizimeve tash veç edhe nëpër drejtoritë e tjera përveç se në drejtoritë e administratës edhe në disa drejtori të tjera “, tha Nushi.

Sipas tij faza e plotë e projektit për digjitalizimin e subvencioneve për kulturë do të fillojë në janar të vitit 2018, dhe se nuk do të ketë asnjë mangësi.

Ndërsa, drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Prishtinës, Besart Vllahinja tha se me platformën e re synojnë në rritje të efiçiencës dhe transparencës në ndarjen e subvencioneve për kulturë.

“Ky proces, kjo formë konvencionale e aplikimit dorën në zemër ka pasur vonesa sa i përket shqyrtimit po e them kjo krejt në favor të transparencës, pjesëmarrja e transparencës në vendimmarrje ka pasur kosto në kohë, mirëpo me platformën e re për menaxhimin e subvencioneve synojmë me u rrit efiçienca, por jo vetëm kaq me u rrit edhe transparenca në ndarjen e subvencioneve”, tha Nushi.

Ai tutje tha se kjo platformë iu jep më shumë mundësi komunitetit të informohet për aktivitetet kulturore të kryeqytetit.

Menaxheri i programit anti-Korrupsion në kuadër të UNDP-së, Albert Avdiu tha se projekti SAEK ka për qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies tek institucionet e vendit ato të nivelit lokal ashtu edhe të nivelit qendror.

Ai po ashtu tha se komuna e Prishtinës ka qenë partneri kryesor në arritjen e këtyre qëllimeve.

“Projekti SAEK ka për qëllim rritje të transparencës dhe llogaridhënies tek institucionet e vendit, ato të nivelit lokal ashtu edhe të nivelit qendror, dhe në kuadër të këtij bashkëpunimi për ngritje të transparencës dhe llogaridhënies komuna e Prishtinës ka qenë një ndër komunat e para dhe partnere kryesore në kuadër të synimit të arritjes së këtyre objektivave”, tha Avdiu.

Në kuadër të projekteve për digjitalizim në komunën e Prishtinës në fund të shtatorit pritet të filloj edhe një platformë e re digjitale e cila do të përfshijë hapjen e të dhënave të ndryshme të Komunës së Prishtinës.

Ndryshe, projekti SAEK II financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe Agjencia Daneze e Zhvillimit (DANIDA).