Avaria në sistemin e Qeverisë mbyll sportelet e Komunës së Prishtinës

Avaria në sistemin e Qeverisë mbyll sportelet e Komunës së Prishtinës

05 shtator 2017 11:08

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët e saj se për shkak të një avarie në sistemin e brendshëm elektronik të Qeverisë, nuk ka mundësi të pranojë dokumente nga palët.

Në njoftim thuhet:

Për shkak të problemeve në rrjetin qeveritar, si në secilin institucion, ashtu edhe në sportelet e drejtorive të Komunës së Prishtinës është i pamundur pranimi i dokumentacioneve nga palët.

Kërkojmë nga qytetarët e Prishtinës mirëkuptim, derisa Ministria përgjegjëse ta rregullojë këtë avari.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme