Ahmeti viziton dhe uron nxënësit në dy shkolla të kryeqytetit

Ahmeti viziton dhe uron nxënësit në dy shkolla të kryeqytetit

04 shtator 2017 13:53

Sot, në ditën e parë të mësimit për vitin shkollor 2017-2018, kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti ka vizituar shkollat “Ismail Qemali” dhe “Faik Konica”, për t’iu dëshiruar nxënësve dhe personelit arsimor fillim të mbarë, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Ahmeti ka thënë se “si Komunë në vazhdimësi jemi angazhuar në ngritjen e cilësisë në arsim, duke pasur kujdes të shtuar në përzgjedhjen e kuadrove si dhe duke i bërë investimet e nevojshme në përmirësimin e infrastrukturës shkollore, me theks të veçantë në furnizimin e kabineteve lëndore me të gjitha materialet e nevojshme. Investime të ngjashme janë bërë edhe në shkollën “Faik Konica”, ku tanimë ka përfunduar edhe ndërtimi i aneksit të ri”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme