Hapet konkursi për lokalet te Katedralja Foto: Ilustrim/Koha

Hapet konkursi për lokalet te Katedralja

04 shtator 2017 12:27

Ndërmarrja Publike Banesore, ka njoftuar se është hapur konkursi për marrjen në shfrytëzim me qira të lokaleve në Lagjen Pejton, rruga “Perandori Justinian”.

Për më shumë se gjashtë vjet ka zgjatur projekti i rrëzimit dhe ndërtimit të lokaleve të reja te Katedralja në kryeqytet, e për një kohë të gjatë lokalet ishin të gatshme, por qëndronin të zbrazëta, shkruan Koha.net.

Ndërmarrja Publike Banesore ka njoftuar se periudha e Qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi.

“Qiramarrësi është i obliguar që para nënshkrimit të kontratës me qiradhënësin, të bëjë sigurimin e kontratës së qirasë për gjashtë muaj më gjatë se vetë kontrata, në shumë pret tri qirave mujore neto”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ata kanë njoftuar gjithashtu se në këto lokale, nuk lejohen intervenime.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme