Mungesa e Ligjit për Prishtinën pamundëson ndërtimin e spitalit rajonal

03 shtator 2017 19:18

Kryeqendra e Kosovës ka mbetur pa një spital rajonal, raporton KTV.

Një ndër pengesat kryesore pse Prishtina ende nuk ka një spital publik, sipas udhëheqësve të saj, është ligji për Prishtinën, i cili do të mundësonte që spitali të jetë nën menaxhim të komunës.

Zyrtarë të saj presin që gjatë vitit të ardhshëm ligji të miratohet, por deri atëherë, sipas tyre, kohën do ta shfrytëzojnë për projektimin e spitalit. Drejtori i shëndetësisë, Arben Vitia, thotë se tashmë projektin për ndërtimin e spitalit e kanë përfshirë në buxhetin komunal për vitin 2017. Ndërtimin e spitalit të Prishtinës ka kohë që e presin zyrtarët e SHSKUK-së. Sipas tyre, spitali rajonal do t’ia lehtësonte punën QKUK-së, pasi disa reparte, siç është Emergjenca, gjithmonë janë përballur me numër të madh të pacientëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme