Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës do të merren në pyetje në tetor

Ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës do të merren në pyetje në tetor

31 gusht 2017 07:35

Dhjetë ish-inspektorët e Komunës së Prishtinës do të merren në pyetje nga gjykata në muajin tetor, shkruan sot Koha Ditore.

Ata do të sfidohen me akuzat për krim të organizuar. Gjykimi kundër tyre ka arritur thuajse në fazën përfundimtare. Këtë të mërkurë është lexuar deklarata e dëshmitarit të fundit, si dhe është bërë prezantimi i provave.

Ndërkaq, pas marrjes në pyetje të të akuzuarve pritet të jepet fjala përfundimtare.

(Cilët janë inspektorët dhe pse akuzohen ata, lexoni gjerësisht sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme