Komuna e Prishtinës uron mësimdhënësit për ditën e tyre

Komuna e Prishtinës uron mësimdhënësit për ditën e tyre

07 mars 2017 13:27

Në 130 vjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtoreshën e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizituan shkollën “Naim Frashëri” në Prishtinë.

Me këtë rast, Ahmeti dhe Nagavci uruan mësimdhënësit e kësaj shkolle për 7 Marsin, duke iu shprehur mirënjohje për punën që po bëjnë dhe për barrën e madhe që e mbajnë në edukimin e brezave.

“Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë e përkushtuar për ngritjen e cilësisë në arsim, ashtu që të përgatisim gjenerata të suksesshme, të cilat i tejkalojnë sfidat që na presin si komb. Pa arsimim dhe edukim të mirëfilltë, nuk mund të kemi as zhvillim, as drejtësi, as barazi”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme