Arbëri

Komuna paralajmëron projektin ideor për Spitalin e Prishtinës

Komuna e Prishtinës, në vitin që vjen, do ta ketë mbi tavolinë projektin ideor për Spitalin e Prishtinës dhe pastaj menjëherë do të fillojë edhe ndërtimin e tij, ka thënë të martën drejtori i Shëndetësisë, Arbën Vitia, gjatë debatit me qytetarë në lidhje me dëgjimet dhe planifikimet buxhetore për vitin 2018.

Vitia ka bërë të ditur se Komuna e Prishtinës me institucionet e saj të shëndetit primar ofron shërbime për afro 500 mijë banorë, prandaj e sheh të nevojshme dhe të domosdoshme që për ta të fillojë të ofrojë edhe shërbime të shëndetit sekondar (shërbime spitalore), shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo ka bërë që në planifikimet e saj të fusë edhe ndërtimin e spitalit të Prishtinës i cili, megjithatë, sipas tij, do të marrë kohë derisa të ndërtohet.

Por Vitia ka pasur megjithatë përgjigje negative për disa nga kërkesat që kanë shpalosur të martën kryetarët e bashkësive të caktuara lokale të Komunës së Prishtinës, siç ishte ajo për ofrimin e shërbimeve shëndetësore nëpër qendrat e mjekësisë familjare edhe gjatë ditëve të vikendit, apo ajo për shërbimet radiologjike dhe autoambulancat... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.