Ahmeti: Qe dy vjet në pritje të përgjigjes për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës

Ahmeti: Qe dy vjet në pritje të përgjigjes për kalimin e Pallatit të Rinisë në pronësi të Komunës

27 gusht 2017 17:44

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti thotë se janë bërë gati dy vjet që kur Kuvendi Komunal ka kërkuar një përgjigje për kalimin në pronësi të Pallatit të Rinisë në mënyrë që të bëhen investime dhe renovim.

Sipas tij, Qeveria akoma nuk i është përgjigjur kërkesës së Prishtinës. Ky reagim i Ahmetit vjen pasi Federata e Basketbollit ka njoftuar se të shtunën ka marrë shkresë nga FIBA se nëse salla në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nuk arrin kapacitetin e 3000 ulëseve, atëherë ndeshjet kualifikuese për Botëror nuk do të luhen aty.

“Tashmë u bënë gati dy vite që kur me vendim unanim të Kuvendit Komunal kërkuam nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës që Pallatin e Rinisë ta kalojmë në pronësi të Komunës në mënyrë që të investojme dhe ta renovojmë. Do ti merrnim edhe obligimet e kësaj ndërmarrje. Deri më sot asnjë përgjigje e asnjë letër. Pos asaj që FBK mori nga FIBA për mungesë të ulesve në sallë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme